Grabitje me armë në mes të rrugës në Podujevë

Një grabitje në mes në rrugës “Ilir Konushevci”, në Podujevë ka ndodhur gjtë ditës së djeshme.

NNë bazë të detajeve të policisë, i gjithë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, kur viktima derisa po drejtonte veturën e tij është ndalur në mes të rrugës nga një veturë tjetër.

Para veturës së viktimës ishte ndalur një veturë tjetër nga e cila kanë dal tre persona të maskuar, ku njëri prej tyre me thikë kishte thyer xhamin e veturës së viktimës.

Nën kërcënimi e armës, viktimës i ishin grabitur një shumë e parave.

Në vendin e ngarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar.