Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Muslim Mulliqi” në Prishtinë.

Një pronare e një lokali ka raportuar në polici se një person i panjohur ka hyrë në lokalin e saj dhe nën kërcënimin e thikës, ka arritur të marrë kuletën e saj e cila kishte rreth 15 euro dhe letërnjoftimin.

Tutje, policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.