Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një person ka raportuar se derisa sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës është sulmuar nga ana e një personi të panjohur.

Personi i sulmuar punonte në një pompë të derivateve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kalabria në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Sipas ankuesit, personi i panjohur i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar prokurori.