Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje në një filial mikro financiar ka ndodhur dje në Prishtinë në bulevardin, Bill Klinton.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar menaxheri i saj, duke thënë se dy persona të panjohur dhe të armatosur kishin kryer grabitjen.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.