Grabitje e armatosur në një shtëpi në Gjilan

Tre persona dyshohet se kanë grabitur dje një shtëpi në Gjilan.

Një burrë ka raportuar që njëri prej tyre ka qenë i armatosur dhe duke e kanosur atë i kanë grabitur para dhe stoli ari.

Policia e Kosovës raporton që nuk ka të arrestuar e as të lënduar.

Për rastin që është duke u hetuar është informuar edhe prokurori.