
Policia e Kosovës
Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Mitrovicë, policia jep detaje
17.1.2025 - 13:40
Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës dyshohet se kanë grabitur një shumë të parave dhe më pas kanë ikur.
Rasti ka ndodhur më 17.01.2025 rreth orës 04:15 në një pompë derivatesh në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, konfirmon zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bazuar në informatat dhe hetimet fillestare, dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të parave dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”- tha Zahiti për KALLXO.com.
Ai potencoi se njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast.