Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Orët e para të mëngjesit të djeshëm, policia ka marrë një informatë për një grabitje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se dy punëtorë të një pompe derivatesh kanë treguar se dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash.

Të dyshuarit sipas policisë janë larguar në drejtim të panjohur.