Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje në një institucion mikrofinanciar, ka ndodhur sot rreth orës 08:30, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas Policisë, dyshohet se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar” – ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes: