Foto-ilustrim

Grabitje e armatosur brenda pompës së derivateve në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e djeshme në një pompë të derivateve në fshatin Gerlicë të Ferizajt.

Sipas dy punëtorëve, të cilët kanë qenë në vendin e tyre të punës kur ka ndodhur grabitja, dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona.

Sipas punëtorëve, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.