Foto: Ilustrim

Grabitje e armatosur brenda barnatores në Gjilan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur brenda një barnatore në rrugën “7 shtatori”, në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

Policia tutje ka njoftuar se grabitja është kryer nga një person i dyshuar,  i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë nga punëtorët e barnatores një shumë të parave dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Për këtë grabitje nuk raportohet për persona të lënduar dhe të arrestuar.