Foto: Ilustrim

Grabitje brenda pompës së derivateve në Suharekë

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në një pompë të derivateve në Suharekë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 04:30, në mëngjes, një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e tij të punës, dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në lokal dhe kanë grabitur një shumë të parave.

Sipas punëtorit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.