Ilustrim

Grabitja në pompën e derivateve në Suharekë, Gjykata vendosi për të dyshuarin

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për  të pandehurin A.K, i dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Suharekë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri dyshohet se më 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit, në pompën e derivateve në Suharekë, bashkë me një person tjetër (S.H., që gjendet në masën e paraburgimit), e kanë kanosur një person tjetër dhe i drejtohen me fjalët: ‘’Mos lëviz vetëm na jep para”.

Pas kësaj, dyshohet se viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1, 500 euro dhe të pandehurit largohen në këmbë me shpejtësi.

Në lidhje me këtë veprim, i pandehuri A.K. dyshohet se ka kryer veprën penale – grabitje.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ndaj të pandehurit është caktuar kjo masë, pasi që i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që i njëjti ka qenë i kërkuar sipas urdhër arrestit të kësaj Gjykate dhe pas kryerjes së veprës penale ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Tutje thuhet se hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen  edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështjeje penale, si dhe Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale si dhe intensitetin e vlerës së mbrojtur.