Ilustrim - Foto nga një rast i grabitjes në Prishtinë - Ilustrim

Grabitja e dhunshme kalon me vetëm 12 muaj burg

Një grabitje e dhunshme që kishte ndodhur në qytetin e Pejës ka rezultuar me një dënim te ulët.
12 muaj burg dhe 1000 euro gjobë, i ka shqiptuar Gjykata e Pejës, Jeton Berishës i akuzuar për grabitje të 227.82 eurove dhe 100 frangave Zvicerane.

Berisha paraprakisht pranoi fajësinë për veprën penale që akuzohet.

“Pranoj fajësinë për veprën që më vihet në barrë”, tha i akuzuari Berisha para trupit gjykues.

Sipas aktakuzës, Berisha në bashkëveprim me të miturin L. A., të maskuar me përdorim të shufrës metalike, duke goditur me grushte në shpinë të dëmtuarin Besart Berisha, ia marrin çantën e tij me para në shumë prej 227.82 euro, 100 franga zvicerane dhe dokumente personale.

Dosja e prokurorisë sqaron se shuma prej 227.82 eurove ka qenë pazari ditor i pompës se derivateve “Shala Swiss Oil”.