FOTO ILUSTRIM

Grabiti ish të dashurën nën kërcënimin e armës, arrestohet një person në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale L.H. nga Prizreni, i cili dyshohet se nën kërcënimin e armës ka grabitur shtëpinë e ish të dashurës.

Viktima, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se në banesën e saj L.H. e kishte kanosur dhe i kishte drejtuar armën dhe më pas ia kishte grabitur një zinxhir ari, një orë  të dorës, dy çanta dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

Policia ka bërë të ditur se në bazë të provave të besueshme dyshohet  se edhe më herët i dyshuari e ka kanosur viktimën por rasti nuk është raportuar në Polici.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.