ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Grabitet xhamia në Shtime

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një xhami në qytetin e Shtimes.

Nga objekti fetar raportohet se janë vjedhur 60 euro.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Lagjen e Pajtimit në Shtime, një ditë më parë.

“Ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në xhaminë e lagjes, me ç’ rast kanë vjedhur 60 euro para të gatshme”, njofton PK-ja.