Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15. Photo: Atdhe Mulla

Grabitet shtëpia në Rahovec, vidhen stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Rahovec.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi është grabitur mbrëmë rreth orës 19:45.

Pronari i shtëpisë ka raportuar se persona të panjohur deri më tani, kanë vjedhur në shtëpinë e tij stoli ari.

Kurse, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.