Pal Lekaj - Foto: Facebook/PalLekaj

Grabitet shtëpia e Pal Lekajt

Gjatë ditës së djeshme hajnat kanë hyrë në një  shtëpi në Qagllavicë.

KALLXO.com nga burimet e saj merr vesh se shtëpia në fjalë është e Ministrit në largim të Infrastrukturës, Pal Lekajt.

Hajnat kanë arritur të vjedhin  stoli ari dhe argjendi, si dhe 100 euro para të gatshme.

Sipas raportit të policisë, Lekaj e ka raportuar rastin në polici dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje prej Lekajt, por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon.