Grabitet një market në Prishtinë

Një vjedhje ka ndodhur në një market në kryeqytet.

Policia e Kosovës bë të ditur se viktima ka raportuar se një person i panjohur është futur në market me revole në dorë dhe i ka kërkuar para, nën kërcënim ka arritur të grabisë rreth 40 euro para të gatshme.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, dje rreth orës 17:58. Nuk raportohet për të lënduar, kurse hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore.