Foto: Ilustrim

Grabitet një bankomat në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje që ka ndodhur në Graçanicë.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar dje rreth orës 3:50 se katër persona të maskuar e kanë sulmuar dhe më pas kanë grabitur bankomatin e bankës.

Të dyshuarit më pas janë larguar me një automjet (kombi) dhe një veturë.

Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur i braktisur automjeti.

Rasti është duke u hetuar.