Grabitet KEDS-i në Prizren

Sot pasdite në Prizren ka ndodhur një grabitje, në Kompaninë për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë  (KEDS).

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, nuk dihet ende shuma e parave që është vjedhur porse është “një sasi e konsiderueshme”.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEDS në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Osmanollaj.