Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Grabiten kabllo të energjisë elektrike në Termocentralin 'Kosova A'

Dyshohet se dy persona të armatosur kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në Termocentralin “Kosova A”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Tutje bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.