Ilustrim

Grabiten 4 mijë euro dhe stoli ari në Rahovec

Një grabitje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:00 në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Sipas policisë, një person ka informuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 4 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 3 mijë euro.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje ne lidhje me rastin.