Ibër - Mitrovicë - 17.03.2020

Goran Rajiç flet për incidentin në Mitrovicë, i quan huliganë shqiptarët

Kryetari i Listës Serbe dhe kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, ka reaguar pas incidentit të sotëm në lumin “Ibër” në Mitrovicë.

Ai i ka quajtur huligan njerëzit të cilët sot u panë tek punimet që po bëhen te lumi “Ibër”.

“Një grup i huliganve nga Mitrovica e Jugut me ndihmën e makinerive të rënda sot kanë sulmuar zyrtarë Policor të nacionalitet Serb të Veriut të Mitrovicës, të cilët zyrtarë ishin duke ofruar ndihmë autoriteteve komunale në përputhje me ligjin, dhe në ndërlidhje me vendimin e Inspektoratit Komunal për heqjen e një objekti të paligjshëm që pengon lumin Ibër, që realizon qëllimin e paralajmëruar nga Agim bahtiri, për kapjen e Mitrovicës së veriut”, ka thënë Rakiç.

“Në përpjekje për të shmangur një konflikt më të madh, zyrtarët policor nga Veriut i Mitrovicës nuk i janë përgjigjur me forcë veprimeve të jashtëligjshme që erdhën nga pjesa jugore e qytetit”, thuhet tutje në komunikatën nga komuna verire e vendit.

Ai ka akuzuar komunën e  Mitrovicës Jugore për ndërtimet që po bëhen në shtratin e lumit “Ibër”.

“Në përpjekje për të shmangur një konflikt më të madh, zyrtarët policor nga Veriut i Mitrovicës nuk i janë përgjigjur me forcë veprimeve të jashtëligjshme që erdhën nga pjesa jugore e qytetit. Në emër të Komunës së Mitrovicës Veriore e në mënyrë të ashpër e dënojmë ndërtimin e këtij objekti të paligjshëm, i cili sipas informacioneve tona Komuna e Mitrovicës së Jugut po e ndërton pas leje ndërtimi dhe duke mos përfillu asnjë kriter të ligjit”, thuhet në njoftim.

Rakiç ka kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe, Qeverisë së Republikës së Kosovës i është referuar si, qeveria në Prishtinë.

“Me këtë rast i bëj thirrje bashkësisë ndërkombtare dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Prishtinës që urgjentisht të urdhërojnë Komunën e Mitrovicës së Jugut që ti ndalojnë veprimet a paligjshme që po bllokojnë lumin Ibër, dhe po rrit tensionet, dhe të tregojnë se sa janë të interesuar për sundim të ligjit duke burgosur urgjentisht ekstremistët nga Mitrovica e Jugut, që sulmuna zyrtarët Policor që po zbatonin ligjin”, thuhet tuje në njoftimin e Goran Rakiç.

Incident në Mitrovicë, serbët prishin punimet në lumin Ibër

www.kallxo.com