Selia e NATO-s në Bruksel - Foto: REL/Shutterstock

Google: Hakerët rusë sulmojnë ushtritë e NATO-s dhe Evropës Lindore

Hakerët rusë kohët e fundit u përpoqën të depërtojnë në NATO dhe rrjetet ushtarake në disa vende të Evropës Lindore, sipas një raporti nga grupi i analizës së kërcënimeve të Google të publikuar të mërkurën.

Raporti nuk e specifikon se cilat ushtri janë të përfshira.

Google deklaron se një grup i quajtur Coldriver ose Callisto, me seli në Rusi, ka nisur “fushatë për vjedhjen e identitetit”.

“Këto fushata udhëhiqen nga dërgimi i mesazheve nga llogaritë e Gmail të krijuara rishtazi në llogaritë që nuk i përkasin Google, kështu që shkalla e suksesit të këtyre fushatave nuk dihet”, thuhet në raport.

Rusia, e cila tani është nën sanksione të rënda ekonomike perëndimore për shkak të agresionit kundër Ukrainës, rregullisht i mohon akuzat për sulme kibernetike.

Në vitin 2019, firma finlandeze e sigurisë kibernetike F-Secure Labs e përshkroi Callisto si një aktor të paidentifikuar dhe të avancuar “i interesuar në mbledhjen e inteligjencës në lidhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë” në Evropë.

Grupi në fjalë ishte gjithashtu në shënjestër nga Qendra e Përsosmërisë së NATO-s, sipas një raporti të Google të publikuar të mërkurën.

Në një deklaratë të bërë, NATO nuk e komentoi drejtpërdrejt raportin e Google, por tha: “Ne shohim aktivitete të dëmshme kibernetike në baza ditore”.

“Qendrat e ekselencës së NATO-s punojnë me Aleancën, por ato nuk janë në vetvete pjesë e NATO-s. Jemi në kontakt me ta për këtë çështje”, thuhet në këtë  deklaratë./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala