Google do të paguaj më shumë se 300 media të BE-së për përmbajtjet e tyre

Google ka nënshkruar marrëveshje për të paguar më shumë se 300 media në Gjermani, Francë dhe katër vende të tjera të BE-së për lajmet që publikojnë.

Google do të nxjerrë një mjet për ta bërë më të lehtë regjistrimin edhe për të tjerët, ka thwnw kompania për Reuters.

Lëvizja që do të shpallet publikisht më vonë, pasoi miratimin e rregullave historike të BE-së për të drejtën e autorit tre vjet më parë tw cilat kërkojnë që Google dhe platformat e tjera në internet të paguajnë muzikantët, interpretuesit, autorët, botuesit e lajmeve dhe gazetarët për përdorimin e punës së tyre.

Botuesit e lajmeve, ndër kritikët më të ashpër të Google, u kanë kërkuar prej kohësh qeverive të sigurojnë që platformat online të paguajnë shpërblim të drejtë për përmbajtjen e tyre.

Australia vitin e kaluar ka berw këto pagesa të detyrueshme ndërsa Kanadaja prezantoi legjislacion të ngjashëm muajin e kaluar.

“Deri më tani, ne kemi marrëveshje që mbulojnë më shumë se 300 publikime lajmesh kombëtare, lokale dhe të specializuara në Gjermani, Hungari, Francë, Austri, Holandë dhe Irlandë, me shumë diskutime të tjera në vazhdim,” Sulina Connal, drejtore për lajme dhe partneritete botuese, ka thënë në blogpost të parë nga Reuters që pritet të publikohet të mërkurën më vonë.

Blogu nuk tregonte se sa po paguheshin botuesit.

Dy të tretat e këtij grupi janë botues gjermanë duke përfshirë Der Spiegel, Die Zeit dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Tani po shpallim lançimin e një mjeti të ri për të bërë oferta për mijëra botues të tjerë të lajmeve, duke filluar nga Gjermania dhe Hungaria dhe duke u përhapur në vendet e tjera të BE-së gjatë muajve të ardhshëm”, tha Connal në blogpost.

Mjeti u ofron botuesve një marrëveshje të zgjeruar të pamjes paraprake të lajmeve që lejon Google të shfaqë fragmente dhe miniatura për një tarifë licencimi.