Enver Hoxhaj

Goditjet që ka marrë Kosova sipas zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj sot tha se mosnjohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtarë të BE-së ka qenë një nga dy goditjet që i ka marrë Kosova në kohën e krijimit të shtetit.

“Nëse ka dy goditje që Kosova i ka marrë janë mosantarësismi i Kosovës në OKB dhe mos njohja nga 5 vendet e BE-së. Këto kanë qenë dy goditjet më të mëdha për Kosovën në kohën e lidhjes dhe krijimit të shtetit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) me temën “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohjes” ka treguar edhe disa nga arsyet e mosnjohjes së 5 shtetet anëtare të BE-së.

“Nganjëherë ka kushte dhe qëllime që nuk tregohen. Por mu më është thënë qe ka disa arsye për këto mos njohje. Së pari 5 vendet e BE-së nuk kanë qenë të involvuara fare në temën e Kosovës së viteve 90-ta dhe disa prej tyre gjatë kohës së ish- Jugosllavisë kanë pasur më shumë qasje pro serbe sesa mbështetje ndaj shteteve që po formoheshin në atë kohë”, tha ai, duke treguar edhe një arsye tjetër që lidhet me Pakon e Ahtisarit.

“Së dyti këto vende me heziton e kanë parë edhe procesin e negociatave në Vjenë dhe Pakon e Ahtisarit. Ka pas një lloj hezitimi për procesin e Kosovës nga këto shtete”, tha Hoxhaj.