Foto: KALLXO.com

Goditja e qytetarit nga treni do të hetohet, Policia e quan incident

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga goditja e trenit në hyrje të Pejës.

Rasti po cilësohet si hetim i vdekjes ndërsa Policia ka thënë se nuk ka qenë aksident por incident.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për KALLXO.com se trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALLXO.com raportoi në lidhje me rastin që ndodhi në orët e mbrëmjes në Pejë.

Viktima është goditur nga treni dhe nga lëndimet e rënda që ka marrë ka vdekur.