Goditi për vdekje motoçiklistin, dënohet me 4 vjet e 10 muaj burg

Një aksident më 23 korrik të vitit 2018 në fshatin Grabovc i Vogël të Fushë Kosovës pati lënë të vdekur një person.

Sot, i akuzuari H.B. i cili shkaktoi aksidenti, është dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit H.B, për shkak të veprës penale Rrezikim i trafikut publik”, thuhet në njoftim.

“I akuzuari H.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 10 (dhjetë) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të akuzuarit H.B në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak  nga data 23.08.2018 e deri me datë 21.02.2019”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës.

I akuzuari H.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që më 23 gusht 018 rreth orës 14.50  në rrugën rajonale Fushë Kosovë – Gllogoc, në fshatin Grabovc i Vogël, deri sa ishte duke drejtuar automjetin transportues, nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës e kishte goditur motoçiklistin D.B. duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.