Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Goditi murin me veturë, vdes burri nga Kamenica

Një burrë ka vdekur në mëngjesin e djeshëm nga një aksident trafiku që ndodhi në fshatin Shipashnicë e Epërme e komunës së Kamenicës.

Sipas raportit policor, viktima kishte humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte duke u përplasur në murin e një shtëpie.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.