Foto: Pixabay

Goditi 16 herë me thikë kuzhine gruan, burgim i përjetshëm për kosovarin në Austri

60-vjeçari nga Kosova mund të përballet me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas, të cilën raportohet se e ka goditur 16 herë më thikë.

Në seancën e mbajtur më 14 shtator, gjyqtari tha se brutaliteti i ushtruar ka ndikuar në zgjatje të burgimit, raporton media austriake Der Standard.

Vendimi i jurisë ishte unanim. Burri u akuzua se ka rrëmbyer një thikë kuzhine në nëntor 2021 gjatë një debati me gruan e tij 50-vjeçare në apartamentin e përbashkët në Innsbruck.

I akuzuari kosovar e ka pranuar veprën penale kur është marrë në pyetje dhe e ka përsëritur këtë rrëfim në gjykatë. Sipas ekspertit Reinhard Haller, ai ishte mirë me shëndet në kohën e krimit.

Mosmarrëveshja ishte ndezur kur gruaja e tij u përpoq ta detyronte të hante supë në mëngjes, shpjegoi i pandehuri në gjyq.

Përveç kësaj, gruaja e tij ka folur keq për vajzën e tij nga martesa e mëparshme, sipas 60-vjeçarit kosovar. Më në fund “humbi kontrollin, mori një thikë në kuzhinë dhe më pas e goditi atë”.

Depresioni i tij gjithashtu mund të jetë pjesërisht përgjegjës për humbjen e kontrollit, kishte deklaruar ai.

Aktgjykimi ende nuk është përfundimtar.