Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Goditet një fëmijë nga vetura në Skenderaj

Një fëmijë është goditur nga një veturë sot gjatë ditës në fshatin Klinë të Skenderajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Klinë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori”, ka thënë Zahiti.

Tutje ai ka shtuar se si pasojë e aksidentit, këmbësori që në këtë rast ishte fëmijë, ka pësuar lëndime trupore.

Tutje është thënë se viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.