Foto: Ilustrim

Goditet nga vetura një 12 vjeçar në Klinë

Policia në Rajonin e Klinës ka njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtaricë të Klinës.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 16:00, është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ë mes një automjeti dhe një biçiklisti 12 vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, 12 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti po hetohet nga ana e policisë.