Goditet nga vetura, ndërron jetë këmbësorja

Një aksident rrugor ka përfunduar me fatalitet në rrugën Brigada 125 në Prizren mbrëmjen e së dielës.

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar ngasësi i veturës i cili shkaktoi aksidentin duke goditur një grua këmbësore nga pakujdesia.

Viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të Prokurorit, siç njofton Policia, trupi i saj do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.