Foto: Ilustrim

Goditet nga vetura, lëndohet rëndë këmbësori

Një veturë ka goditur dhe lënduar ndjeshëm një këmbësor në Prizren, njofton Policia e Kosovës. Sipas organeve të rendit, viktima, ka pësuar lëndime të rënda, dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Prizren, është përcjellë në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës.

Policia thotë se rasti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës nga ngasësi i veturës.

“Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren e më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.