Policia, Foto:Urim Krasniqi, KALLXO.com

Goditet me veturë një zyrtar policor dhe dy persona tjerë

 

Një veturë ka goditur një zyrtarë policor dhe dy këmbësorë të tjerë.

Policia e Kosovës ka thënë se të lënduarit, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Të njëjtit njoftuan se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Mitrovicë të Jugut, përkatësisht në fshatin Bajskë.

Rasti ka ndodhur gjatë kohës kur njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin.

Ndërsa në të njëjtën kohë, nga mbrapa kishte shkuar i dyshuari i cili ishte duke vozitur në një shpejtësi të madhe.

Policia kishte sinjalizuar të dyshuarin që të ndalet, pasi që i njëjti nuk ishte duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.

I dyshuari nuk arriti që të ndalet me veturën e tij dhe goditi tri viktimat.