Goditet me kondak të armës e rrihet me grushte një person në Pejë

Një përleshje sikur në filma ka ndodhur në Pejë gjatë ditës së djeshme. Policia thotë se është njoftuar nga një person (viktimë) se pas një fjalosje me të dyshuarin, ai është goditur disa herë me grushte, që i shkakton lëndime por ikë e largohet nga vendi i ngjarjes.

Por, ai më pas sulmohet nga një i dyshuar tjetër, i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime.

Policia thotë se pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuarit, dhe në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është braktisur shtëpia e personave tё dyshuar Q. E. lindur më 1968 dhe E.E. lindur më 1994.

Policia ka shtuar se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 1 armë e ashtuquajtur (sharc), 1 karikator i armës AK-47, 30 fishek të armës AK-47, 2 kondak të drurit të armës, 3 palë dylbi të armës.

Pas kësaj, Policia ka theksuar se të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.