Foto-ilustrim

Goditet me armë zjarri mbi një cisternë karburantesh në Drenas

Është qëlluar me armë zjarri një cisternë karburantesh që ishte e stacionuar në një pikë shitëse derivatesh në Drenas. Rastin në Polici, e ka raportuar njëri nga punëtorët, ndërsa sipas njofton Policia e Kosovës, cisterna ka pësuar dëmtime nga gjuajtja me armë të zjarrit.

Në raportin e Policisë thuhet se njësitet policore në vend ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar dy predha të armës dhe se rasti është duke u hetuar.