Goditet kontrabanda, kapen 15 pako me pjesë për motosharra

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prizrenit kanë kapur mallra pa dokumentacion në vlerë rreth 6,000 euro.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në automjetin e dyshimtë janë gjetur 15 pako me pjesë për motosharrë.

Sipas Doganës, mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.