Goditet këmbësorja nga një automjet në Mazgit

Një aksident trafiku ka ndodhur para një ore në rrugën nacionale  Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Një këmbësore është goditur nga një automjet.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Zyrtari policor ka njoftuar se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i  automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor”, ka thënë Borovci.