Goditet këmbësorja në Pejë

Një burrë është arrestuar në Pejë nën dyshimet se ka goditur me veturë një grua.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13 ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.