Goditet këmbësorja në Ferizaj, po trajtohet në QKUK

Një person në Ferizaj nga pakujdesia ka goditur me veturë një grua.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit, këmbësorja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12 e 45.