Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Goditen rrjetet e kontrabandës në Mitrovicën Veriore dhe Shtërpcë

Policia Kufitare është duke realizuar një operacion bastisjesh në Mitrovicë të Veriut dhe në Shtërpcë.

KALLXO.com mëson se cak i këtij operacioni janë një depo në Lagjen e Boshnjakëve dhe tre biznese në komunën e Shtërpcës.

Sipas këtyre burimeve grupi kontrabandonin pije alkoolike dhe joalkoolike nga Serbia për në dy qytetet kosovare.

Deri më tani janë  konfiskuar disa mallra ndërsa KALLXO.com mëson se gjatë hetimit të këtij operacioni ka pasur edhe konfiskime të tjera.

Policia në aksion antikontrabandë në veri dhe Shtërpcë

www.kallxo.com