Goditen nga vetura dy persona në Gjakovë

Dy këmbësor janë goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sadedin Shehu”, në Gjakovë.

Policia ka njoftua se  një grua nga pakujdesi me veturën e saj, në vendkalimin e këmbësoreve ka goditur një burrë dhe një grua.

Si pasojë, këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore,  dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa pas tretmanit janë liruar në shtëpi.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.