Foto: Ilustrim

Goditen nga vetura dy këmbësore në Gjilan

Dy këmbësore në Gjilan janë goditur mbrëmë nga një veturë në rrugën “Lufta e Gjilanit”.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 :24.

Sipas policisë, viktmat janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku njëra është ndaluar për tretan mjekësor, ndërsa tjetra është liruar.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.