Goditen nga përçuesi i energjisë elektrike, ngordhin tri dele

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Dubovc, në Komunën e Vushtrrisë kanë ngordhur tri dele të cilat ishin duke kullotur.

Policia ka njoftuar se sipas personit që e ka raportuar rastin, një përçues i energjisë elektrike është këputur dhe ka rënë mbi kopenë e deleve që po kullotnin.

“Tre prej deleve janë goditur nga energjia elektrike dhe kanë ngordhur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.