Foto: Policia e Kosovës

Godet viktimën me kondak të pistoletës, më pas aksidentalisht plagos edhe vetën

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Një mosmarrëveshje në mes dy personave në fshatin Peqan të Suharekës kishte bërë që të dy të përfshirët në rast të mbesin të lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, shkaktari i lëndimeve edhe tek viktima edhe tek i dyshuar është vetëm ky u fundit.

Siç përshkruhet ngjarja nga ana e Policisë, e që tregohet se kishte ndodhur dje pak para mesnatës, rreth orës 23:55, mosmarrëveshja kishte bërë që i dyshuari të sulmoj viktimën fizikisht duke e goditur atë me kondak të pistoletës.

Pas kësaj, i dyshuari po ashtu kishte shtënë me armë në ajër, veprim i cili kishte bërë që aksidentalisht ai të plagoste vetën e tij.

Që të dy më pas tregohet se janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, e më pas i dyshuari që është vetë-plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të vazhdueshëm mjekësor.

Policia tregoi se si provë materiale kanë sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe dy bateri dore për ndriçim e se rasti është në procedurë hetimore.