Ilustrim

Godet me veturë këmbësoren dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku i ka shkaktuar lëndime trupore një gruaje në Kaçanik.

Policia e Kosovës bën të ditur se një vozitën i pa njohur me veturë të pa njohur ka goditur këmbësoren dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kaçanik i vjetër dje rreth orës 16:50.