Sheshi ne Prishtine

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Godet me veturë 6 vjeçaren, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Një 6 vjeçare ka pësuar lëndime trupore pasi ajo është goditur nga një veturë gjatë kohës sa ishte duke drejtuar biçikletën e saj në hapësirën e sheshit ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i dyshuari pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka thënë se drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar. Më pas ai me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.