Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gllogjan, një person gjendet i vdekur në stallë të bagëtive

Një person është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive.

Rasti ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit dje rreth orës 6:45.

Policia thotë se viktima është i gjinisë mashkullore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.