Glauk Konjufca: Zemaj licensoi laboratorë që nuk janë të regjistruar në ARBK

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja në një konferencë për media në pesëvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka thënë se në Kosovë janë licenuar laboratorë privatë për kryerjen e testimeve për COVID-19 të cilët nuk janë regjistruar në Agjensinë e Regjistrimit të Bizneseve, ARBK.

“Ka laboratorë që nuk figurojnë fare në ARBK të cilët janë licensuar nga Armend Zemaj. Në këtë kohë të  vështirë nuk po ndalet as kriminialiteti”, tha Konjufca.

Ish Ministri i Punëve të Jashtme foli edhe për situatën e brendshme politike dhe për çështjen e dialogut.

“Faza e dialogut nuk është mirë të ndodhë në një situatë të tillë çfarë jemi ne çfarë janë edhe SHBA-të si dhe nga një palë zgjedhje të kontestueshme të Serbisë dhe me një qeveri jolegjitime. Me Kryeministrin ‘kukull’ që kemi nuk duhet të ketë negociata për marrëveshje me Serbinë më këtë shtet armiqësor. Ne nuk e dimë se çfarë do të mbrojë ai atje. Si mund të shkojë në dialog i vetëm pa ekip dhe platformë të votuar në Kuvend. Janë të dyshimta votat që ka kjo qeveri në kuvend, pas asaj që ndodhi me Haxhi Shalen dhe deputetin Arifi”, tha ai.